Blog

Administrimi i dosjes së ndërmjetme të aplikantëve për lejedrejtimi nuk do bëhet më nga drejtoritë rajonale por nga vetë Autoshkolla!

Tjetër risi – Lehtësi për Autoshkollat! Administrimi i dosjes së ndërmjetme të aplikantëve për lejedrejtimi nuk do bëhet më nga drejtoritë rajonale por nga vetë Autoshkolla! Merr fund odiseja ik e eja e gjej dosje, hap dosje, gjej dokumenta që humbnin, fut letra e prit arshivistin, rafte e ambiente e personel për të marrë kot protagonizëm, lëmsh vërtetimesh e vonesa, shpesh duke sjellë aplikantin kot pa konfirmuar dosjen, duke bërë km kot stafi i Autoshkollës që mund të shkojë direkt te praktika pa shkuar te drejtoria, ngatërresa me afate vlefshmërie, etj! Zgjidhim një praktikë të gabuar duke i dhënë besim e përgjegjësi Autoshkollave që tashmë mund të vetorganizojnë më mirë kohën, takimet e lëvizjet si edhe duke ndihmuar stafet tona të maksimizojnë rendimentin e ditës së punës.

Komente (0):

  • Nuk ka komente ende, por ju mund të jeni i pari

Shto komente:

© 2015 - 2019 Patenta.al