Rreth

Autoshkolla-START

Misioni Ynë:

Të ngasësh është një potencial sfidues,prandaj është jetësore që të gjeni një autoshkollë që vë në rol të parë “sigurinë tuaj”.Pasi të keni hulumtuar programet e edukimit të drejtuesit,do të vëni re se “Autoshkolla Start” është zgjedhja e duhur për ju.

“Autoshkolla Start” me shërbimin më profesionist ju mëson të drejtoni makinën në mënyrë të thjeshtë,të besueshme dhe të sigurtë duke ofruar në të njëjtën kohë praktikat më të mira mësimore dhe materiale të çertifikuara.

“Autoshkolla Start” synon të mbajë standardet më të larta në shërbimin ndaj klientit dhe profesionalizmin,duke siguruar nivelin absolut më të lartë të mësimdhënies në “Edukimin dhe Trajnimin e drejtuesit”.

“Me Autoshkollen-Start është e këndshme të  gëzosh udhëtimin pa pasur stresin për të ngarë makinën.”

Kush Jemi:

Kjo është autoshkolla,e cila ofron shërbimin më profesionist,edukon dhe trajnon drejtues të sigurtë për jetën,është projektuar dhe e aftë për të realizuar ëndrrat e gjithë atyre që duan të jenë drejtues të aftë,ndan me frekuentuesit informacionin më të mirë përdorur sot dhe në botë për sigurinë dhe drejtimin e makinës.

“Autoshkolla Start” u krijua dhe u licensua në vitin 2015 me qëllim të sigurimit të Edukimit të Kursit në klasë ose në internet,trajnimit të drejtuesve të rinj dhe drejtimit mbrojtës në publikun  e gjerë, në bizneset vendore, në agjencitë qeveritare dhe të tjerë që mund të kenë nevojë për shërbimet tona.

Ne përpiqemi që të sigurojmë shërbimin më të plotë të klientëve në dispozicion në mënyrë që të arrihet kënaqësia totale e konsumatorëve.Kjo siguron që klientët tanë të marrin informacionin më kompetent dhe më të saktë nga cdo anëtar i stafit tonë.Programi mësimor përfshin një gamë të gjerë dhe voluminioze ku një vëmendje e vecantë I kushtohet sigurisë gjatë drejtimit.Cdo ditë të gjthë ushtrimet e drejtimit : trafik , dyshezë , fushore , sinjalistikë ,norma sjellje e sigurie…Autoshkolla jonë është konkuruese në aftësimin për drejtues.I gjithë personeli është me arsim të lartë dhe i pajisur me dëshmitë e cdo niveli që njeh sot sistemi;i aftë për realizimin e ëndrrës suaj:Drejtues i sigurtë për jetën!

Cfarë bëjmë:

Për të gjithë ju të interesuar që jeni në gjendje të bëni analizën e nevojës për të mësuar, ju prindër që doni jetën e fëmijëve tuaj,që keni vendosur të pajisni me leje drejtimi për të drejtuar një automjet fëmijët tuaj,kjo është një autoshkollë serioze,e cila ka arritur t’i aftësojë shumë drejtues automjeti nga komunitete,gjini dhe mosha të ndryshme.

Sapo ju filloni mësimet teorike të drejtimit,do të merrni testin online të kontrollit të njohurive tuaja, për të ballafaquar e kontrolluar progresin  tuaj krahas kursit.Ky test përmban informacionin e nevojshëm dhe të domosdoshëm per ngarjen e automjetit dhe normat e sjelljes ,sigurisë,emergjencat,këshillat etj.Krahas testit të përgjithshëm ju përfitoni dhe testet tematike gjithëperfshirëse .

Autoshkolla-Start ofron:

Edukimin online të drejtuesve të rinj;

Edukimin e drejtuesit në klasë;

Edukimin e drejtuesit dhe sigurinë në seancat praktike;

Përgatitjen e plotë për kursantin që të marrë testin e lejes së drejtimit.

Duke zgjedhur autoshkollën START ju do të merrni mësimet më cilësore të trajnimit të drejtuesit për të plotësuar nevojat tuaja individuale të ngarjes së mjetit.Misioni ynë është të krijojmë kushte të sigurta trajnimi dhe ne e dimë që e zotërojmë këtë.Baza materiale,arsimimi i personelit,eksperienca,morali,këshillat prindërore dhe profesioniste etj, janë krenaria jonë.

KATEGORIA «B»

KATEGORIA «B»

Ky test përdoret për të verifikuar njohuritë e kërkuara për të zotëruar një leje drejtimi të kategorisë B ( bazë ). Secili test përmban një grup prej 40 pyetjesh të përzgjedhura rastësisht nga testet zyrtare - testet jo vetëm që janë të përshtatshme për përgatitje për një test rigoroz, por edhe për të gjithë shoferët që duan të kontrollojnë veten nëse janë të aftë për ta marrë edhe sot ...
Karakteristikat themelore të testimit:
Në 15 temat e para përzgjidhen nga dy pyetje për temë, dhe në 10 temat e tjera përzgjidhet nga një pyetje për temë. Për t’iu përgjigjur testit kandidati duhet të vlerësojë saktësinë e informacionit që jep secila nga pyetjet duke përzgjedhur njërin nga opsionet “Saktë” ose “Gabim” përbri saj. Përzgjedhja e drejtë e opsionit për një pyetje vlerësohet me një pikë. Kandidati shpallet fitues kur grumbullon jo më pak se 36 pikë nga 40 pikët e mundshme.
Numri i pyetjeve: 40
Afati kohor: 40 minuta
Pikët maksimale: 40
Rezultati i kërkuar: 36

Me shume info
KATEGORIA «C»

KATEGORIA «C»

Ky test përdoret për të verifikuar njohuritë e kërkuara për të zotëruar një leje drejtimi të kategorisë C (mallra). Secili test përmban një grup prej 40 pyetjesh të përzgjedhura rastësisht nga testet zyrtare - testet jo vetëm që janë të përshtatshme për përgatitje për një test rigoroz, por edhe për të gjithë shoferët që duan të kontrollojnë veten nëse janë të aftë për ta marrë edhe sot ...
Karakteristikat themelore të testimit:
Në 17 tema përzgjidhen nga dy pyetje për temë, dhe po në këto 17 tema perzgjidhen në mënyrë rastesore 6 pyetje te tjera. Për t’iu përgjigjur testit kandidati duhet të vlerësojë saktësinë e informacionit që jep secila nga pyetjet duke përzgjedhur njërin nga opsionet “Saktë” ose “Gabim” përbri saj. Përzgjedhja e drejtë e opsionit për një pyetje vlerësohet me një pikë. Kandidati shpallet fitues kur grumbullon jo më pak se 36 pikë nga 40 pikët e mundshme.
Numri i pyetjeve: 40
Afati kohor: 40 minuta
Pikët maksimale: 40
Rezultati i kërkuar: 36

Me shume info
KATEGORIA «D»

KATEGORIA «D»

Ky test përdoret për të verifikuar njohuritë e kërkuara për të zotëruar një leje drejtimi të kategorisë D (pasagjerë). Secili test përmban një grup prej 10 pyetjesh të përzgjedhura rastësisht nga testet zyrtare - testet jo vetëm që janë të përshtatshme për përgatitje për një test rigoroz, por edhe për të gjithë shoferët që duan të kontrollojnë veten nëse janë të aftë për ta marrë edhe sot ...
Karakteristikat themelore të testimit:
Në 2 temat e para përzgjidhen nga pesë pyetje për temë. Për t’iu përgjigjur testit kandidati duhet të vlerësojë saktësinë e informacionit që jep secila nga pyetjet duke përzgjedhur njërin nga opsionet “Saktë” ose “Gabim” përbri saj. Përzgjedhja e drejtë e opsionit për një pyetje vlerësohet me një pikë. Kandidati shpallet fitues kur grumbullon jo më pak se 9 pikë nga 10 pikët e mundshme.
Numri i pyetjeve: 10
Afati kohor: 10 minuta
Pikët maksimale: 10
Rezultati i kërkuar: 9

Me shume info
© 2015 - 2019 Patenta.al