FITIM HAS’HYSAJ

FITIM HAS’HYSAJ
Mercedes
B
15Hour buy now send message
Gjinia: Mashkull
Transmissioni: Manuale
Cmimi: 15€ ore

DESCRIPTION

Zotëron licencën e instruktorit për trajnim praktik me përvojë të konsiderueshme 5-vjeçare në autoshkollën “Start”.
Përgjatë këtyre viteve, duke respektuar rigorozisht rregullat kryesore të ngarjes së një automjeti sipas programit të miratuar nga DPSHTRR, instruktimi i drejtuesve të rinj dhe atyre që e zotërojnë një leje drejtimi, ka qenë dhe mbetet prioritet i punës së tij.
Si instruktor i praktikës ka guiduar kursantët në teknikat e duhura për të përsosur: përdorimin e timonit, marsheve, parkimit, mënyrën e kthimit indietro si dhe të manovrimit gjatë rasteve emergjente në rrugë të drejta, malore, kryqëzime, rrethrrotullime apo rrugë me kthesa të njëpasnjëshme.
Instruktori praktik, zotëron karakteristikat e kërkuara për një pozicion të tillë, si:
1.Vetëbesimin,
2.Durimin,
3.Qetësinë,
4.Aftësi shumë të mira komunikimi,
5.Shkathtësi manovrimi në raste të ndryshme.
Gjithmonë i gatshëm për të ndarë me ju, përvojën, dijet, shkathtësitë dhe për t’ju mësuar në mënyrë të qetë, të sigurt e plot siguri, duke eliminuar në këtë mënyrë çdo lloj frike a ngurimi gjatë ngarjes së automjetit!
Ju mirëpres!

Cars

Mercedes
Mercedes
Mechanics
© 2022 Patenta.al