Test Tematik

1

Në rast aksidenti, ai që jep ndihmën duhet të sigurojë dhe sinjalizojë sa më mirë zonën e aksidentit.

 Saktë
Gabim

2

Në rast aksidenti rrugor me dëme vetëm në materiale, drejtuesi i mjetit duhet të shmangë pengimin e qarkullimit, aty ku është e mundur.

 Saktë
Gabim

3

Në rast aksidenti, sinjalizimi i rrezikut për mjetet që vijnë bëhet edhe me sinjale me duar nëse mjetet nuk e kanë trekëndëshin e rrezikut.

 Saktë
Gabim

4

Në rast aksidenti, ai që jep ndihmën duhet t?i japë medikamente të dëmtuarit edhe pa pasur kompetencën e duhur.

 Saktë
Gabim

5

Në rast aksidenti, kur ka materiale të rrëshqitshme mbi karrexhatë, u duhet sinjalizuar rreziku mjeteve që vijnë.

 Saktë
Gabim

6

Pas një aksidenti rrugor të ndodhur në rrugë urbane dhe që ka vetëm dëme materiale, mjeti duhet të vendoset menjëherë mbi trotuar.

 Saktë
Gabim

7

Në rast aksidenti, u duhet sinjalizuar rreziku mjeteve që vijnë vetëm në rast se ai ka ndodhur natën.

 Saktë
Gabim

8

Pas një aksidenti rrugor që ka vetëm dëme materiale, duhet të mbulohet mjeti me një mbulesë.

 Saktë
Gabim

9

Nëse i dëmtuari ka një trup të huaj në një sy, duhet të mbulohet syri me garzë të pastër dhe me kujdes, pa e nxjerrë trupin e huaj.

 Saktë
Gabim

10

Në rast aksidenti, kur karrexhata bllokohet, u duhet sinjalizuar rreziku mjeteve që vijnë, veçanërisht kur aksidenti ka ndodhur në kthesë.

 Saktë
Gabim