Test Tematik

1

Simboli në figurë bëhet i dukshëm në kroskot kur nuk është vënë rripi i sigurimit.

 Saktë
Gabim

2

Pajisjet e sinjalizimit zanor (boritë) përdoren kryesisht kur bllokohet trafiku.

 Saktë
Gabim

3

Pajisjet e sinjalizimit zanor (boritë) lejohen të përdoren në rrugë urbane, veçanërisht natën.

 Saktë
Gabim

4

Natën, në rrugët interurbane, kur ka rrezik të verbojmë drejtuesit e mjeteve në karrexhatën tjetër, duhet të fikim fenerët e largësisë dhe të përdorim fenerët joverbues.

 Saktë
Gabim

5

Drejtuesit e mjeteve me motor duhet të aktivizojnë sinjalizimin e ndritshëm të rrezikut, kur lëvizin në rreshta paralele jashtë qendrave të banuara.

 Saktë
Gabim

6

Përdorimi i sinjaleve treguese të drejtimit është i detyrueshëm kur nisemi nga vendi për të hyrë në qarkullim.

 Saktë
Gabim

7

Drejtuesit e mjeteve me motor duhet të aktivizojnë sinjalizimin e ndritshëm të rrezikut kur qëndrimi i emergjencës mund të shkaktojë rrezik për përdoruesit e rrugës.

 Saktë
Gabim

8

Natën, në rrugët interurbane, kur ndjekim një mjet tjetër në distancë të afërt, duhet të fikim fenerët e largësisë dhe të përdorim fenerët joverbues.

 Saktë
Gabim

9

Drejtuesit e mjeteve me motor duhet të aktivizojnë sinjalizimin e ndritshëm të rrezikut në rastet e zënies së karrexhatës, për shkaqe emergjence.

 Saktë
Gabim

10

Përdorimi i fenerëve joverbues gjatë qarkullimit është i detyrueshëm edhe ditën, kur transportojmë të aksidentuar.

 Saktë
Gabim