Test Tematik

1

Ndërrimi i filtrit të ajrit zvogëlon ndotjen e mjedisit.

 Saktë
Gabim

2

Për të kufizuar zhurmën që lëshojnë mjetet me motor, është e nevojshme të zëvendësojmë marmitën e prishur, me një tjetër te miratuar.

 Saktë
Gabim

3

Për të shmangur zhurmat shqetësuese gjatë qarkullimit duhet të përdorim borinë, sa herë që mendojmë se është bllokuar qarkullimi.

 Saktë
Gabim

4

Në mjetet me motor shkak për zhurmat mund të jetë dëmtimi i sistemit të shuarjes së zhurmave.

 Saktë
Gabim

5

Për të kufizuar zhurmën që lëshojnë mjetet me motor, është e nevojshme të përdorësh borinë vetëm në rrugë malore.

 Saktë
Gabim

6

Për të ulur konsumin e karburantit është e dobishme të shmangen ngarkesat mbi mjet aty ku është e mundur.

 Saktë
Gabim

7

Zhurma e prodhuar nga mjetet me motor bëhet më shqetësuese në tunele.

 Saktë
Gabim

8

Zhurmat e forta të lëshuara nga automjeti, mund të shkaktohen nga rrëshqitja e rripit të dinamos.

 Saktë
Gabim

9

Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor zvogëlohet duke vendosur bagazhe sipër mjetit.

 Saktë
Gabim

10

Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor mund të shkaktohet nga funksionimi jo i mirë i sistemit të ndezjes.

 Saktë
Gabim